Mes akullit dhe dëborës, pa ujë të pijshëm, fshati drejt izolimit të plotë, banorët apelojnë për ndihmë

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 16:11
 Mes akullit dhe dëborës, pa ujë të pijshëm, fshati drejt izolimit të plotë, banorët apelojnë për ndihmë

Banorët e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës prej ditësh janë pa ujë të pijshëm.

Me uljen e ndjeshme të temperaturave, rrjeti i ujësjellësit nuk ka funksionuar, duke bërë që banorët të mos kenë ujë në çezmat e tyre.

Besim Hoxha, banorë i fshatit Lashkizë, thotë se ka njoftuar të gjitha autoritetet vendore dhe ato qëndrore, por asnjë masë nuk është marrë deri tani.

Situatë problematike paraqitet edhe me rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative, pasi ka prezencë të madhe të akullit kudo dhe të dëborës, që shkon deri në rreth 20 cm.

Banorët apelojnë për ndihmë, pasi po shkojnë drejt izolimit të plotë.

(Kosova Sot Online)