Tek berberi nuk shkohet vetëm për t’u qethur…

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 15:52
Tek berberi nuk shkohet vetëm për t’u qethur…

ek berberi nuk shkohet vetëm për t’u qethur, por edhe për të vjedhur. As më pak, e as më shumë por të gjitha pajisjet e berberhanes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Baldushkut, në lagjen e “Ismailajve” tregon një burim policor për gazetën Si.

Agjentët shkruajnë se vjedhja e berberit u raportua në stacionin e Farkës, nga shtetasi A. I.

“U telefonova, nga punonjësi i berberhanes që më tregoi se persona të panjohur kishin vjedhur gjithçka në dyqan. Mes tyre 10 makina profesionale të berberhanes dhe televizorin. Berberi i fshatit i tha policisë se kishte dyshime që dyqanin e tij ta kishte vjedhur një klient i rregullt, duke qenë se ai ishte parë nga banorët duke lëvizur me makinë në orët e vona. Në raportin e shërbimit, policia përshkruan se shkoi në shtëpinë e klientit dhe kontrolloi imtësisht banesën e tij, deri imtësisht dhomat e gjumit të fëmijëve. Por nga kontrolli i ushtruar nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm. Mes të pyeturve kanë dëshmuar edhe banorët e zonës së zgjohen herët në mëngjes për të shitur qumështin. Sipas njërit prej tyre me inicialet L. A, ai jo vetëm që nuk e ka idenë se kush e ka kryer vjedhjen, por nuk kishte dijeni se ku ndodhej berberhanja. “Nuk e kuptoj arsyen se përse më keni thirrur në lidhje me këtë rast, pasi nuk kam asnjë informacion dhe as dyshoj se ndokush i ka vjedhur berberit”.

(Kosova Sot Online)