Gjoshi: Fatmir Limaj ka qenë kundër Thaçit e UÇK-së

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 17:42
Gjoshi: Fatmir Limaj ka qenë kundër Thaçit e UÇK-së

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të cilin ka thënë se i ka borxh PDK-së.

Ai ka thënë se PDK ka udhëheqës më të madh se Fatmir Limaj dhe se ky i fundit i ka borxh PDK-së.

“Ne kemi shumë udhëheqës të Fatmir Limës në luftë, ne kemi komandant të zonave e drejtues shumë më të lartë se ai. Ai është politikan e njohim të gjithë. PDK si ka mbetur borxh askujt, as Haradinaj as Zoti Limaj, ata i kanë mbetur borxh PDK-së”, tha ai.

Gjoshi tha se Limaj ka qenë kundër Thaçit e UÇK-së.

“Ai ka qenë forcë që 90 për qind të diskursit e kanë pasur kundër anti Hashim Thaçi dhe kundër UÇK-së”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)