Limaj: Ne simbolizojmë ish-luftëtarët e UÇK’së

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 20:24
Limaj: Ne simbolizojmë ish-luftëtarët e UÇK’së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për programin që kjo parti u ofron qytetarëve.

Limaj ka treguar pritshmëritë e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në synojmë votën e të gjithë qytetarëve”, thotë Limaj.

“Nisma është e votuar në çdo fshat të Kosovës. Por kur flasim se çka simbolizojmë ne, ne simbolizojmë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është shtrati i lindjes sonë. Fokusi i parë janë njerëzit që ju besojnë”, thotë Limaj.


(Kosova Sot Online)