Një vajzë e mitur nga Peja është zhdukur

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 11:18
Një vajzë e mitur nga Peja është zhdukur

Një vajzë e mitur nga Peja është zhdukur dje, rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.

Ajo ka deklaruar se e mitura ka dal nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Ymer Basha, Pejë 19.01.2021-14:00.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin. 

(Kosova Sot Online)