Rreth 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 18:02
Rreth 3 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

2 mijë e 727 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, janë regjistruar edhe 32 viktima.

Zvicra radhitet e 33’ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara me COVID-19, me gjithsej 504 mijë e 918 raste.

Deri tani në këtë vend janë regjistruar 8 mijë e 891 viktima.

317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus në Zvicër, ndërsa 178 mijë e 427 raste janë aktive me të.

Ndërsa, mbi 4 milionë testime për COVID-19 janë kryer deri tani në Zvicër.

(Kosova Sot Online)