Ramush Haradinaj: Të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e Rugovës për lirinë e pavarësinë e vendit

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 09:53
Ramush Haradinaj: Të gjithë jemi mirënjohës për kontributin e Rugovës për lirinë e pavarësinë e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Duke folur para gazetarëve, Haradinaj tha se Kosova dhe të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës Rugovës për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Nderojmë në vendin ku pushon trupi i tij. E vërteta është se Kosova, shqiptarët dhe të gjithë ne jemi mirënjohës për kontributin historik të Rugovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të dhe respekti”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)