Ja sa persona votuan në ambasadën e Kosovës në Austri

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 15:00
Ja sa persona votuan në ambasadën e Kosovës në Austri

Për zgjedhjet e 7 qershorit sot po votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Austri njoftoi se deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar 417 qytetarë nga 1126 votues të regjistruar.

“Procesi i votimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa. Falënderojmë bashkatdhetarët tanë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm demokratik”, tha ambasada.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

(Kosova Sot Online)