Bildt: Procesi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ishte shumë i ngadaltë

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 16:00
Bildt: Procesi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ishte shumë i ngadaltë

Ish-kryeministri dhe ministri jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili është edhe njohës i politikave në Ballkanin Perëndimor, pas samitit të djeshëm në Tivat BE-Ballkani Perëndimor tha se një fije shprese po shfaqet për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian.

Ai kritikoi këtë proces duke e cilësuar si “shumë të ngadaltë”.

“Ishin jo më pak se 33 vjet më parë kur BE hapi për herë të parë perspektivën e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor. Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, për ta thënë butë, por në samitin në Tivat po shfaqet një rreze shprese, me mundësinë reale që Mali i Zi të bëhet anëtar në vitin 2028”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dje nga Tivati lavdëroi Malin e Zi e Shqipërinë për hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa procesi i zgjerimit ishte pjesë e agjendës së samitit në Tivat, i cili u bë nikoqir për herë të parë i krerëve europianë dhe atyre rajonalë.

(Kosova Sot Online)