Lexoni edhe:
Kurti për Grenellin: Ai ngutej shumë, me administratën Biden do të jetë ndryshe
Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe PDK-së.
Zonja Halimaj theksoi se NISMA mund të bëjë koalicion me parti, të cilat kanë interes të mbrojnë vendin.
Kurti për Grenellin: Ai ngutej shumë, me administratën Biden do të jetë ndrysheLexoni edhe:
“Ne kemi qenë partnerë me ta edhe më herët dhe do të jemi partnerë me secilin që ka interes të mbrojë vendin”, u shpreh ajo.
“Secili subjekt politik që hyn në zgjedhje do të këtë program dhe ju garantoj që programi i secilit subjekt politik edhe në Kosovë, do të jetë i njëjtë për shkak të buxhetit që ekziston. Ne nuk mund të bëjnë program me miliarda se aq e kemi buxhetin”, shtoi ajo më tej.
Zv.kryeministrja theksoi se nuk është bërë asnjë diskutim për koalicion me AAK-në, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Nuk kemi qenë bashkë për t’u ndarë. Nuk kemi pasur as nuk kemi diskutuar për një koalicion me AAK, por vetëm me PDK-në”, tha ajo më tej.
Sa i përket mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë, ajo nënvizoi se vendimi i KQZ-së ishte politik.
“Ne e kemi respektuar secilin vendim dhe kemi bërë edhe ankesë. Kemi parë që kandidatët tonë nuk kanë bërë vepra që aq të rënda. Ne mund të themi që vendimi i KQZ-së është politik”, përfundoi ajo.
(Kosova Sot Online)