Haradinaj: E kemi ditur që Specialja do ta ftojë Thaçin

  • A.P /
  • 26 January 2021 - 20:54
Haradinaj: E kemi ditur që Specialja do ta ftojë Thaçin

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, tha se e kanë pritur që Hashim Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale, por jo që aktakuzat të ngriten kaq herët.

Ai tha se e kanë ditur që Gjykata Speciale nuk rri duarkryq, aq më tepër kur vet raporti i Dick Martyt kryetitullar e ka pasur Hashim Thaçin.

“Është pritur për rastin e Thaçit. Nuk mundemi me u sjellë sikur s’e kemi ditë. E kemi ditë që Gjykata Speciale nuk rri duarkryq, aq më tepër kur vet raporti i Dick Martyt kryetitullar e ka pasur z. Thaçi. Mirëpo ne nuk kemi menduar se do të vijë kaq shpejtë deri te aktakuza, kështu që e kemi nominuar, duke besuar që edhe marsi është koha kur përfundon mandati i presidentit”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”. 

(Kosova Sot Online)