Aleksandar Vuçiq sërish kërcënon me luftë

  • G.G /
  • 28 January 2021 - 14:36
Aleksandar Vuçiq sërish kërcënon me luftë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se po diskutohet mundësia e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Madje ai theksoi se do të hapin një debat të gjerë, para se të merret vendimi për këtë, pasi siç tha ka anët e saj pozitive dhe negative.

Sipas tij një nga anët e këqija është sigurimi ushqimor që kushton 70 milionë euro, si dhe kur shtohen sigurimi i të ardhurave për ushtarët, duhet të shtohen edhe 1.2 deri në 1.2 miliardë euro.

“Ne s’kemi problem me ushtarët profesionistë siç kishim vitin e kaluar. Diskutuam sot për të gjitha drejtimet e mundshme të rrezikut të sigurisë së Serbisë. Serbia pra duhet të kujdeset për veten e saj. Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë, ne gjithashtu kemi probleme të tjera në rajon, së bashku me problemet e llojit të tretë të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshje gjeopolitike të fuqishme e të mëdha, e ku shpesh herë jemi vend ku interesat e tyre përplasen”, tha Vuçiq.

Vuçiq përsëri gjithashtu mundësinë e një konflikti, duke shtuar se ushtria serbe ka stabilitet që mund të jetë parandaluese për këdo që dëshiron ta sulmojë Serbinë.

(Kosova Sot Online)