Sherr për tokat: Përplasen me makinë dhe qëllohen me njeri-tjetrin babai dhe vëllezërit

  • E.K /
  • 29 January 2021 - 08:58
Sherr për tokat: Përplasen me makinë dhe qëllohen me njeri-tjetrin babai dhe vëllezërit

Babai dhe 4 djemtë e tij u plagosën gjatë një përleshjeje për çështje toke në Mardin të Turqisë.

Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se të afërmit po grindeshin për një copë tokë, por situata u rëndua duke çuar në përdorimin e armëve.

Fillimisht njëri prej personave të përfshirë i përplasi të tjerët me makinë, ndërsa më pas u nxorrën edhe armët e zjarrit.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, por për fat të mirë askush nuk ka vdekur edhe pse pamjet janë të frikshme.

(Kosova Sot Online)