Prizren: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 09:55
Prizren: Burri e sulmon fizikisht bashkëshorten

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prizren, meqenëse i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Prizren 31.01.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)