“Blerja e armëve e votimet skandaloze në OKB, Brukseli nuk ia ka tërhequr asnjëherë vëmendjen Serbisë”

  • E.K /
  • 02 February 2021 - 09:08
“Blerja e armëve e votimet skandaloze në OKB, Brukseli nuk ia ka tërhequr asnjëherë vëmendjen Serbisë”

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE.

Përmes një shkrimi, ambasadorja Çitaku ka përmendur shitblerjen e armëve e votimet në OKB.

“Prej raporteve me Rusinë e Kinën e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE”

“Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikish. Përjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën.  Spo foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)