Britania e Madhe nis testimin ‘derë më derë’
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se këtë të martë do të nisë testimin “derë më derë” për COVID-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.
Vendi po i druhet përhapjes së variantit të ri, që është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ka një shkallë të lartë infektimi.
Sipas mediave britanike, deri më tani autoritetet shëndetësore në Angli kanë evidentuar në total 105 raste të variantit të ri të Afrikës së Jugut.
Të infektuarit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Anglisë e për këtë arsye frika e autoriteteve është në rritje. Ata kanë shkuar se pas testimeve, edhe personat që janë asimptomatikë do të izolohen, për të ndaluar një përhapje më të madhe.
“Është shqetësuese, është thellësisht shqetësuese. Është ende një fazë shumë e rrezikshme e këtij virusi dhe ne kemi të përhapur këto variantet e reja”, ka thënë ministri i ri i arsimit Michelle Donelan për Sky.
Sakaq, sipas raportimeve të fundit, kurba e infektimeve është në rënie në Britani, ndryshe na fundi vitit 2020, ku infektimet ishin në masë më të madhe.
(Kosova Sot Online)