Sondazhi i ri tregon se sa janë të kënaqur amerikanët me punën e Bidenit

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 11:58
Sondazhi i ri tregon se sa janë të kënaqur amerikanët me punën e Bidenit

Sipas një sondazhi të ri në Shtetet e Bashkuara, përkrahja e veprimeve të presidentit Joe Biden nga ana e qytetarëve është nën 50 për qind.

Sondazhi i kryer mes datave 28 janar dhe 1 shkurt nga Universiteti Quinnipiac thotë se 49 për qind e amerikanëve e vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden deri më tani në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 36 për qind nuk janë të kënaqur me të. 16 për qind nuk janë të sigurt.

“Numrat e Bidenit janë solidë por jo spektakularë në kohën kur vendi po përpiqet të përshtatet me një administratë të re që po përballet me sfidën e dyfishtë të luftimit të vështirësive ekonomike dhe qetësimit të publikut të lodhur nga Covidi”, tha analisti i sondazheve në këtë universitet, Tim Malloy.

Ndonëse Bideni ka përkrahje më të madhe fillestare sesa përkrahja që kishte paraardhësi Trump në janar të viti 2017, ai ka mbetur prapa dy ish-nënpresidentëve tjerë, Barack Obama dhe George Bush, të cilët kishim mbi 50 për qind përkrahje në fillim të mandateve, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Përkrahja për presidentin ndahet kryesisht sipas përkatësisë partiake. Gati nëntë nga dhjetë demokratë e kanë vlerësuar pozitivisht punën e Bidenit në Shtëpinë e Bardhë, por kështu mendojnë vetëm 11 për qind e republikanëve.

(Kosova Sot Online)