Lajçak del me plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi, detajet ua tregon shteteve të BE-së

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 09:31
Lajçak del me plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi, detajet ua tregon shteteve të BE-së

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po i bën gati një vjet që nga emërimi i tij në këtë pozitë.

E për të arriturat e tij, ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian si dhe delegatët e BE-së.

Lajçak me anë të një postimi në Twitter ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces.

Ai ka shtuar se e ka mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)