Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 10:48
Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty

Këtë të premte do të mblidhet sërish Komision i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi Raportin e Dick Marty se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari të pretenduar kriminale të UÇK-së.

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 ku në rend dite janë 4 pika kryesore.

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozuara të UÇK-së.

(Kosova Sot Online)