Në Drenas burri e bën për spital gruan

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:10
Në Drenas burri e bën për spital gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në Drenas pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Si pasojë e kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gllogoc 04.02.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)