“Jerusalema Challenge”, policia e Zvicrës sfidon homologët evropianë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 13:05
“Jerusalema Challenge”, policia e Zvicrës sfidon homologët evropianë

Forcat kombëtare të policive, kanë këmbyer kapjen e të këqinjve me kapjen e lëvizjeve duke postuar video të oficerëve të policisë që kërcejnë nën ritmet e ‘Jerusalema’-s, të afrikanojugorit Master KG.

Nisma synon të ngrejë humorin e publikut në një kohë kur vendet evropiane po përballen me krizën e tejzgjatur të koronavirusit.

Zyra e policisë federale në Zvicër, ishte ajo që nisi sfidën, duke postuar një montazh të oficerëve të saj që kërcenin në vende të ndryshme nën ritmet e Jerusalemas. Ata edhe sfiduan forcat e tjera të policisë në të gjithë Evropën, duke e quajtur atë, #JerusalemaChallenge.

Sfida u pranua nga Garda, shërbimi policor kombëtar në Irlandë. Forcat irlandeze shihen në video teksa kërcejnë në ambiente të mbyllura, në mes të peisazheve mahnitëse, mbi kuaj etj, në të gjithë vendin. “Faleminderit që na ndoqët, shpresojmë t’ju kemi sjellë një buzëqeshje në këto kohë të errëta”– shkruante Garda në fund të videos.

Policia zvicerane u përgjigj pa humbur kohë: “Garda e ka gozhduar me të vërtetë sfidën. “

Edhe shumë trupa të tjera policie në Evropë janë përgjigjur tashmë, po policia shqiptare, a do ta pranonte këtë sfidë…?

(Kosova Sot Online)