S’kishte para ta blinte, por bën vetë një Ferrari prej bore

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 13:32
S’kishte para ta blinte, por bën vetë një Ferrari prej bore

Një burrë nga Lituania vendosi që të bënte një Ferrari prej bore në oborrin e shtëpisë së tij.

Donata Bugiene shpenzoi dy ditë për të bërë një kopje të makinës sportive Ferrari LaFerrari, që në versionin origjinal kushton më shumë se 3 milionë euro.

“E kam bërë me përmasat reale të LaFerrari. Duke qenë se nuk e blej dot këtë makinë, thashë që ta bëj vetë. Askush nuk thotë dot që në oborrin tim nuk kam të parkuar një Ferrari”, tha Bugiene për “Storyful”.

https://streamable.com/z5ox89

(Kosova Sot Online)