Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të zhvillohen sot

  • S.A /
  • 06 February 2021 - 08:06
Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të zhvillohen sot

Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të zhvillohen sot

Për ditën e shtunë, 6 shkurt, janë paralajmëruar të mbahen disa aktivitete.

Këto janë 8 ngjarjet që pritet të zhvillohen:

– Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e radhës për media, në të cilën do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi për tri ditët e para të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim elektoral në Kaçanik. (Restorant “Inex Petrol” në hyrje të Kaçanikut, ora 13:00)

– Nisma Socialdemokrate mban takim elektoral në Gjilan. (Restorant “Laza” në Gjilan, ora 14:00)

– Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, U.D. Presidentja, Vjosa Osmani, kandidatët për deputetë Uran Halimi, Mimoza Kusari, Shenaj Shala, Drita Millaku, dhe Haxhi Avdyli mbajnë tubim elektoral në Komunën e Sharrit. (Vendtakimi me gazetarët është në qendër të qytetit, ora 15:00)

– Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të komunës se Lipjanit. (Restorant “Toni”, ora 16:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim elektoral në Ferizaj. (Restorant “Dora” Bibaj, ora 16:00)

– Nisma Socialdemokrate mban takim elektoral në Suharekë. (Restorant “Lami” në Suharekë, ora 17:00)

– Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Komunës së Shtimes. (Shkolla e Mesme Profesionale, afër objektit të ri të Stacionit të Policisë, ora 18:00)

– Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, do të mbajë takim me qytetarë të Komunës se Suharekës. (Shkolla “Abdyl Rama”, Shirokë, ora 19:00)

(Kosova Sot Online )