Infektohet me COVID-19 përkrahësi i VV’së që shkeli qenin me veturë: Nuk ma lë shejë, PDK është virusi më i madh

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 14:05
Infektohet me COVID-19 përkrahësi i VV’së që shkeli qenin me veturë: Nuk ma lë shejë, PDK është virusi më i madh

Ditë më parë u publikua në rrjetet sociale video e një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje i cili duke bërë fushatë nëpërmjet një video live në rrjetet sociale e përplasi me veturë një qen endacak në rrugë.

E pasi ajo video u bë virale e u kritikua shumë, personi në fjalë së fundmi ka publikuar edhe një video tjetër ku ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Ai thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, gjersa edhe në këtë video flet për PDK–në, konkretisht degën në Skenderaj, ku thotë se PDK-ja është virusi më i madh për këtë shoqëri.

“Mos u bëni merak se virus që më infekton apo shkatërron nuk ka, qëllimi im është që ta ngrisim Vetëvendosjen dhe ta kemi kryeministër Kurtin. I lus të gjithë drenicakët që mos ta lënë degën e PDK-së në Skenderaj që ti marrë as 10 mijë vota”, thotë ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)