Avdullah Hoti: Llapi është bastion i LDK-së, e jo i atyre që bastion e kanë veç Facebook-un

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 15:09
Avdullah Hoti: Llapi është bastion i LDK-së, e jo i atyre që bastion e kanë veç Facebook-un

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, thotë se Podujeva mbetet basion i LDK-së.

Ai e ka përsëritur sërish fjalinë e tij “vera po vjen”, teksa thotë se ditë të mira po vijnë për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Podujeva mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Vera po vjen. Ditë të mira po vijnë për krejt Kosovën.

Kjo u pa nga lajmet e mira që morëm këto ditë nga Shtëpia e Bardhë. A e keni parë ndonjëherë Amerikën më të angazhuar për Kosovën se në muajt e fundit, kur ne e kemi qeverinë?

Më 31 dhjetor kam nënshkruar Marrëveshjen me ShBA-të; marrëveshje për nxitje të investimeve që sapo ka hyrë në fuqi; njohja nga Izraeli; letra e Bidenit për presidentin Vuçiq ku i kërkon njohjen e Kosovës; përmbyllja e vitit me vendimin historik për misionin paqeruajtës të ushtrisë së Kosovës që i bashkohet ushtrisë amerikane. Ëndërr e bërë realitet nga burrat dhe gratë e këtij vendi.

Llapi është bastion i LDK-së, e jo i atyre që bastion e kanë veç Facebook-un.

Unë ju ftoj, të dashur qytetarë llapjanë, të na jepni besmin tuaj që t’ju shërbejmë me dinjitet dhe integritet.

#shtetishtet

#LDK132

(Kosova Sot Online)