Serbët me lista për “krimet e shqiptarëve në Kosovë”

  • 10 April 2015 - 14:20
Serbët me lista për “krimet e shqiptarëve në Kosovë”

Shoqata e familjeve serbe të viktimave në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000 ia ka dërguar shefit të EULEX-it Gabriele Meuccit listën me emrat e 318 civilëve, siç thotë ajo, të rrëmbyer në Kosovë.

Po ashtu janë dorëzuar edhe regjistri me emrat e shqiptarëve të dyshimtë për krime ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve njofton gazeta serbe “Vesti” që botohet në Frankfurt.

Regjistri, thuhet në këtë raport, transmeton Koha net, është bërë në bazë të deklaratave që dëshmitarët ia kanë dhënë kësaj shoqate menjëherë pas luftës.

Shoqata shpreson se këto dokumente mund t’i shërbejnë EULEX-it si pikënisje për krahasimin me emrat e publikuar të pjesëtarëve të UÇK-së.

Në këtë listë, siç thotë "Vesti", gjenden emra më pak të njohur, por edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Naser Kelmendi (ky i fundit është duke u gjykuar në Prishtinë për trafikim droge).

Shoqata ka theksuar se këto lista i janë dorëzuar KFOR-it, Tribunalit të Hagës ( ish – kryeprokurores Karla del Ponte), UNMIK-ut, Prokurorisë serbe për krime lufte etj.