Facebook dhe Instagram bien nga sistemi, përdoruesit raportojnë probleme
Facebook dhe Instagram kanë reshtur së funksionuari pasditen e së premtës rreth orës 16:00.
Përdoruesit raportojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre.
Deri më tani, përdoruesit që kanë qenë të loguar janë nxjerrë nga llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë që kanë tentuar të logohen në llogaritë e tyre, e kanë pasur të pamundur. Kjo sa i përket Facebook-ut, ndërsa Instagrami, thjesht ka reshtur së funksionuari.
(Kosova Sot Online)
