Sipas gazetës suedeze 'Dagens Niheter', Turqia i dërgoi porosi Prishtinës se na keni tradhtuar

  • G.G /
  • 10 February 2021 - 10:47
Sipas gazetës suedeze 'Dagens Niheter', Turqia i dërgoi porosi Prishtinës se na keni tradhtuar

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka vlerësuar se Kosova e ka tradhtuar atë dhe botën myslimane ka shkruar gazeta suedeze “Dagens Niheter”, transmetojnë “B92”

Ky reagim erdhi pas vendosjes së raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit dhe hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në çka pat reaguar edhe ministria e jashtme palestineze, duke kërkuar shqyrtimin e këtij vendimi dhe anulimin e vendimit për ambasadë në Jerusalem shkruan gazeta.

Izraeli dhe Kosova kanë vendosur zyrtarisht raportet diplomatike me 1 shkurt në nj ceremoni të zhvilluar online përmes video-xhirimit.

Ministri izraelit i punëve të jashtme Gabriel Ashkenazi ditën e vendosjes së raporteve diplomatike e ka vlerësuar si historike dhe ka falënderuar ShBA për mbështetjen, ndërsa pas kësaj ka zbuluar mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Pranimi i Kosovës nga ana e Izraelit është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në shtator në Shtëpinë e Bardhë me prezencën e administratës Trump.

Marrëveshja po ashtu përfshinë njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Izraelit dhe përkushtimin që Beogradi dhe Prishtina të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, përkujton gazeta.

Sipas gazetës Kosova është shteti i parë me shumicë myslimane që ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem shkruan “Kosovo-online”.

(Kosova Sot Online)