“Sa është ora?”, detyra e shkollave fillore që po habit Evropën

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 08:09
“Sa është ora?”, detyra e shkollave fillore që po habit Evropën

Fjala është për një detyrë të shkollës fillore në Kinë.

Ora është rrotulluar, a mund të konkludoni sa është ora duke u bazuar në pozicionin e akrepave? Detyra u është dhënë nxënësve të një shkolle fillore në Kinë dhe është enigmë e vërtetë e cila ka munduar edhe publikun.

Fjala është për orën e cila i ka 12 ndarje klasike, por është rrotulluar në atë mënyrë që nuk dihet cilën orën e tregon. A mund ta zgjidhni ju problemin vetëm në bazë të pozicionit të akrepave?

Përgjigjet e ofruara janë:

a) midis orës 3 dhe 4,
b) midis orës 6 dhe 7,
c) midis orës 8 dhe 9,
d) midis orës 10 dhe 11.

(Kosova Sot Online)