Borut Pahor është shtruar në spital, kjo është arsyeja
Ish-Presidenti dhe dhe ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor është shtruar në spital pas një rrëzimi të rëndë nga biçikleta.
Pahor, një çiklist i apasionuar, njoftoi në Instagram se kishte thyer klavikulën dhe shpatullën.
“Dje pasdite. Rënie e keqe gjatë një zbritjeje me biçikletë nga Pasja Ravna. Klavikulë dhe shpatullë e thyer. Gjithçka në rregull, dola nga urgjenca në mbrëmje, sot tashmë jam në zyrë për një bisedë me delegatin e ri të të rinjve të OKB-së…Një gjë tjetër e rëndësishme. Goditja me kokën time në asfalt ishte aq e dhunshme saqë as nuk i ndjeva të gjitha lëndimet e tjera gjatë rënies. Helmeta ime më shpëtoi”.
Pahor falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan pas aksidentit.
(Kosova Sot Online)
