Meta: Gërvalla kundërshtare e Osmanit derisa Peci e dëmtoi Guxo-n

  • A.P /
  • 07 May 2026 - 09:05
Meta: Gërvalla kundërshtare e Osmanit derisa Peci e dëmtoi Guxo-n

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, ka komentuar rolin e Donika Gërvalla dhe Faton Peci në zhvillimet brenda partisë Guxo.

I pyetur pse asnjëri nga drejtuesit e Guxo-s nuk reaguan lidhur me mospropozimin e Osmanit për presidente, Meta ka qenë kritik, duke e cilësuar Gërvallën si kundërshtare të saj.

“Kam dëgjuar shumë dhe natyrisht nuk kam parë ndonjë personalitet politik me këto karakteristika, që mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Ka qenë njëra prej protagonisteve më të mëdha në këtë fazë, vetëm armiqësia e saj e panevojshme dhe paaftësia në udhëheqjen e institucioneve, ndërsa prezenca e Vjosa Osmanit ka qenë shumë më e madhe se e saj. Ajo e ka diskredituar edhe politikën e jashtme”, ka deklaruar Meta për Gërvallën.

Ai ka shtuar se problemet brenda partisë lidhen edhe me udhëheqjen aktuale.

“Dy udhëheqësit e Guxo-s kanë shkatërruar gjithçka brenda saj. Të gjithë nënkryetarët nuk janë më pjesë e asaj”, ka thënë Meta.

Duke folur për Faton Peci, Meta e ka akuzuar atë për dëmtimin e partisë dhe përçarje të brendshme.

“Për Faton Pecin, e njihni të gjithë më mirë se unë. Ai është personi që e ka dëmtuar partinë Guxo, ka dëmtuar edhe bashkëpunëtorët. Ka pasur keqpërdorime të buxhetit të partisë dhe për këtë arsye ka pasur përçarje brenda tyre. Tani është tërhequr dhe po mundohet ta mbajë pozicionin e tij”, ka deklaruar Meta.

(Kosova Sot Online)