Abazi: Kurti do ta shqyrtojë çështjen e Ambasadës në Jerusalem, për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i BE’së

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 11:31
Abazi: Kurti do ta shqyrtojë çështjen e Ambasadës në Jerusalem, për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i BE’së

Vendimi i institucioneve të Repbulikës së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes nga Izraeli që erdhi si rezultat i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Lëvizja Vetëvendosje po konsiderohet si një vendim që do shqyrtohet, gjithmonë duke marrë parasysh qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Një gjë të tillë e ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa të njëjtën, mbrëmë në emisionin “Debat Pernime”, e ka paralajmëruar edhe ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Për Haki Abazin vendosja e ambasadës në Jerusalem është një problem i krijuar pa nevojë nga qeveria Hoti dhe thotë se Qeveria Kurti do të ulet e të diskutojë me BE’në për të zgjidhur këtë çështje.

“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”, ka deklaruar Haki Abazi.

Kosova ka arritur të marr njohjen nga Izraeli pas një ngecje disa vjeqare për të marrë njohje të reja.Kjo njohje ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington.

Derisa Bashkimi Evropian ende nuk është në gjendje t’i bind 5 shtete brena Unionit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)