Vendi dhe koha kur do të votojë nesër Valdete Daka

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 17:18
Vendi dhe koha kur do të votojë nesër Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),Valdete Daka nesër në orën 07:00 të mëngjesit do të votojë. Në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KQZ’së, pas votimit ajo do të jap edhe një deklaratë për media.

“Ju njoftoj se të dielën (14 shkurt, ora 07:00) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. Pas votimit, ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Nesër qytetarët e Kosovës pritet të votojnë përzgjedhjet e parakohshme parlamentare.

(Kosova Sot Online)