Nis votimi edhe në Ferizaj

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 07:43
Nis votimi edhe në Ferizaj

Banorët e Komunës së Ferizajt tashmë mund t’iu drejtohen kutive të votimit për ta ushtruar të drejtën e votës. Në të gjitha qendrat atje, tahsmë ka nisur votimi.

Media po qëndron në qytet ku ka realizuar një intervistë me zyrtarin komunal zgjedhor, Shaban Rexhaj, i cili ka folur për përgatitjet atje.

Rexhaj ka thënë se problem kryesor për ta ka qenë moti, meqenëse ka pasur edhe probleme në rrugë.

“Po, sot pas orës 07:00 janë hapur të gjitha qendrat dhe ka filluar votimi. Në komunën tonë janë 44 qendra të votimit dhe 143 vendvotime ku bëhet edhe numërimi dhe tash po fillon votimi. Deri tash të gjitha vështirësitë që kemi pasur i kemi tejkaluar. Problemi kryesor ka qenë moti, ku ka pasur edhe probleme nëpër rrugë. Kemi ngritur katër ekipe mobile që do të shkojnë shtëpi për shtëpi te ata që s’mund të dalin”, ka thënë Rexha.

(Kosova Sot Online)