Voton Fatmir Limaj

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 12:05
Voton Fatmir Limaj

Edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka votuar pak më parë.

Me këtë rast, ai ka thënë që shpreson që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile”, ka thënë ai.

Të gjitha këto, sipas Limaj, vijnë nëse vazhdojmë të ndihemi krenar për të kaluarën.

“Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)