Versioni anglisht i faqes së KQZ-së jashtë funksionit, njofton shitje të viagras

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 12:19
Versioni anglisht i faqes së KQZ-së jashtë funksionit, njofton shitje të viagras

Faqja e Komisionit Qendror  Zgjedhor, përkatësisht version në gjuhën angleze është plotësisht jashtë funksionit, meqë aty reklamohet shitje e viagras 50 miligramshe.

Nuk dihet nëse faqja është hakuar apo cila është arsyeja e shfaqjes së reklamave të tilla në faqen zyrtare të KQZ-së.

Gazeta ka kontaktuar KQZ-në për të kërkuar një sqarim se cila është arsyeja e shfaqjes së informacioneve të tilla në versionin anglisht të faqes.

(Kosova Sot Online)