Statistika të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Prishtina prinë me rreth 25 mijë raste

  • G.G /
  • 15 shkurt 2021 - 11:56
Statistika të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Prishtina prinë me rreth 25 mijë raste

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar të dhëna në lidhje me numrin e të infektuarve me COVID-19 deri tani në Kosovë.

Në statistikat që ka publikuar ai tregohet se deri tani 64 mijë e 341 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa 1 mijë e 544 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 24 mijë e 993 raste të infektuara, nga të cilat, 2 mijë e 302 janë aktive.

Pastaj Gjilani me 3 mijë e 590 raste, nga të cilat 261 aktive, Prizreni me 3 mijë e 97 raste të infektuar, 778 prej të cilave aktive, Podujeva me 3 mijë e 24 raste  të infektuara, 535 aktive dhe Fushë Kosova me 2 mijë e 992 raste, prej të cilave 335 aktive.

(Kosova Sot Online)