Lajmi i fundit: Jep dorëheqje Isa Mustafa

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 14:17
Lajmi i fundit: Jep dorëheqje Isa Mustafa

Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, merr vesh media nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.

Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

(Kosova Sot Online)