Një grua tmerrohet nga hajni i armatosur në Prishtinë, kaq para ia vodhi dhe iku

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 11:51
Një grua tmerrohet nga hajni i armatosur në Prishtinë, kaq para ia vodhi dhe iku

Derisa ishte në vendin e saj të punës, një i maskuar dhe me armë zjarri e ka kanosur viktimën femër dhe më pas ia ka grabitur një mijë euro.

Hajni është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia njofton se po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE ME ARMË/Prishtinë15.02.2021-14:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)