Anton Quni thotë se është kandidat për kryetar të LDK’së

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 22:10
Anton Quni thotë se është kandidat për kryetar të LDK’së

Anton Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK’së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK’së”, ka shtuar tutje Quni.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

(Kosova Sot Online)