Nga nesër masa të reja

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 11:22
Nga nesër masa të reja

Numri i infeksioneve, sikur edhe i viktimave në Zvicër si pasoje e pandemisë  COVID-19 ka filluar të bjerë javët e fundit.

Në mbledhjen e mbajtur më 17 shkurt 2021, Këshilli Federal analizoi situatën, ku u propozua një relaksim i kujdesshëm dhe gradual, në mënyrë që t’i jepet më shumë hapësirë ëjetës ekonomike dhe sociale duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur një valë të tretë epidemike, njofton gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”, duke ju referuar burimeve te Ministrisë së Shëndetësisë (OFSP/BAG) në Bernë.

Dyqanet, muzetë dhe sallat e leximit të bibliotekave duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 1 marsi, si dhe zona të jashtme në kopshte zoologjike dhe kopshte botanike, si dhe ambiente sportive dhe ato pë të kaluar kohën e lirë.

Ngjarjet private deri në 15 persona duhet të jenë përsëri të mundshme në ambiente të jashtme.

Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç duhet përsëri të kenë akses në shumicën e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Këshilli Federal do të marrë një vendim përfundimtar për këto relaksime më 24 shkurt, pasi të konsultohet me kantonet.

Ne listën e re të Qeverise zvicerane e cila hynë në fuqi nga nesër (22.2.21-01.03.21) si “vende te rrezikuara” përfshihet Shqiperia, Serbia, Mali i Zi dhe vende tjera, por jo edhe Kosova.

Që nga 8 shkurti është i detyrueshëm testi kur hyni në Zvicër.

 Vetëm ata që tregojnë një test negativ të koronës lejohen të hyjnë.

 Përveç testimit të detyrueshëm, ekziston një detyrim dhjetë-ditor i karantinës, të cilën mund ta lini me një test tjetër negativ pas shtatë ditësh.


(Kosova Sot Online)