Besian Mustafa me një letër të gjatë për zhvillimet në LDK: Po mblidhen grupe të ngushta për të blerë paqe dhe qetësi

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 13:15
Besian Mustafa me një letër të gjatë për zhvillimet në LDK: Po mblidhen grupe të ngushta për të blerë paqe dhe qetësi

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka shkruar për rezultatin e dobët në zgjedhjet e përgjithshme parlamentar, ndërsa ka konstatuar se LDK-së i nevojitet unitet për t’u rikthyer.

Përmes një shkrimi të gjatë, që e ka quajtur “letër që thyen heshtjen”, Mustafa i ka akuzuar disa akterë brenda partisë se po mbajnë takime në grupe të ngushta për të blerë paqe dhe qetësi.

“Në vend të hapjes së debatit të brendshëm, heshtje. Në vend të debatit me këta 103 mijë votues që na mbetën besnik, heshtje. Në vend të debatit me mbi 100 mijë votues që na ikën tash, heshtje. Në vend të debatit me qindra mijëra votues që e braktisën LDK-në nga 2006-ta tutje, heshtje. Heshtje sepse po kalkulohen matematika që blejnë paqe dhe qetësi, që bëjnë se kinse ka paqe dhe qetësi, bashkëpunim dhe koordinim. Takime në grupe të ngushta, kinse për ta ruajtur partinë, por që në fakt diskutojnë interesa të ngushta. Jo interesin e LDK-së, jo interesin e qytetarëve, jo interesin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se zyrtarë të LDK-së janë tallur me votuesit, ndërsa tha se në zgjedhjet e fundit e kanë paguar faturën e mbledhur që nga janari i vitit 2006.

“Kur tallesh me votuesin, një ditë vie fatura politike për ta paguar. Në politikë, nuk mbetet asnjë faturë pa paguar. Mund ta shtysh për mandatin tjetër, por dikur duhet ta paguash. Mund t’ua përcjellësh faturën gjeneratës tjetër në parti, por një ditë duhet ta paguajnë. Më 14 shkurt 2021 paguam të gjitha faturat e mbledhura nga janari i 2006-ës”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/besianm4/posts/1351216611895892

(Kosova Sot Online)