COVID-19 në Itali, shifra më e lartë që nga 1 janari

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 20:52
COVID-19 në Itali, shifra më e lartë që nga 1 janari

Ka vazhduar rritja e rasteve në Itali, që kanë kaluar sërish pragun e 20 mijë infeksioneve ditore.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 20 mijë e 499 raste, shifra më e lartë e vitit 2021, në qoftë se përjashtohet 1 janari, ku ishin 22111.  Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.3%, shifër kjo alarmante për ekspertët.

Ndërkohë viktimat e deklaruara janë 253, në ulje të dukshme nga dita e djeshme, ku ishin 308.  Lombardia është sërish vatër e përhapjes së infeksionit, me bilancin më të madh me distancë, 4557 raste, e ndjekur nga Emilja Romanja me 2575 dhe Kampanja me 2519.

Tre rajone do të shndërrohen në portokalli, pikërisht Lombardia, Piemonte dhe Marke, ndërkohë që Basilikata mund të shndërrohet në të kuqe, edhe nga mungesa e shtretërve spitalorë në atë rajon.

Në momentin që ulim masat, epidemia fillon të përhapet menjëherë. Kjo do të thotë që popullsia që rrezikon infeksionin është ende shumë e madhe.

Ndërkohë po bie mosha e të infektuarve, që pasqyrohet edhe në rritjen e rasteve në shkolla”, deklaroi drejtori i Parandalimit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.


(Kosova Sot Online)