Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova

  • S.A /
  • 27 February 2021 - 08:39
Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova

Në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sonte në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.

Pas aksidentit,  media  ka arritur të kontaktojë me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në afërsi të Rrëshenit në Rrugën e Kombit, ka vdekur një përson, i cili me veturën e tij të tipit BMW është përplasur me një kamion, pastaj është përplasur edhe me një veturë të tipit Renault.

Në veturën Renault ka qenë edhe reperi kosovar Diamant Sinanaj.

Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në videon tjetër, poashtu të siguruar nga Korrespodenti, shihen pamje të ekipeve të shpëtimit, të cilët bëjnë përpjeke për të shpëtuar personat e tjerë në këtë aksident. Nga pamjet mund të shihet se kemi të bëjmë me një aksident tejet të rëndë.

Image

(Kosova Sot Online )