Ngjarje e rëndë: Babai plagos djalin e tij me thikë

  • E.K /
  • 27 February 2021 - 15:15
Ngjarje e rëndë: Babai plagos djalin e tij me thikë

Një 63-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi ka goditur me thikë djalin e tij.

Policia njofton se 63-veçari me iniciale G.V, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

(Kosova Sot Online)