Tri vite burgim për ish-presidentin Sarkozy

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 15:02
Tri vite burgim për ish-presidentin Sarkozy

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-baskëpunëtorët e tij janë dënuar me nga tri vjet burgim për korrupsion.

Sarkozy është shpallur fajtor për shkak se ka tentu t’i ofrojë rryshfet gjyqtarit Gilbert Azibert, duke i ofruar punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacioneve për një hetim kriminal ndaj partisë së tij.

Ish-presidenti frances është dënuar me tri vite burgim, dy nga to mund t’i kryej me kusht.

66-vjeçari pritet të ankohet kundër këtij vendimi. 

(Kosova Sot Online)