Po vjen fundi i turpshëm, dallaveret e Valdete Dakës me vota në vitin 2019 edhe në skenarin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Po vjen fundi i turpshëm, dallaveret e Valdete Dakës me vota në vitin 2019 edhe në skenarin e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Po vjen fundi i turpshëm, dallaveret e Valdete Dakës me vota në vitin 2019 edhe në skenarin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Faik Krasniqi

  • 01 March 2021 - 07:33

Shkruan: Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, vlerëson se krejt manipulimet që po ndodhin në KQZ me votat e diasporës, zhvlerësimi i tyre, ka për qëllim minimizimin e fitores së LVV-së për ta pamundësuar arritjen e kuotës prej 61 deputetësh që ta formon Qeverinë tërësisht në forca të veta.

-Edhe në zgjedhjet e 2019 KQZ në krye me Valdete Daken deformuan votën e qytetarit. Futja e Nismës në Kuvend pas shumë dallavereve, ishte një sinjal që diçka do të zihet më vonë. Dhe ajo ndodhi. Në kohë pandemie të gjitha partitë u bën bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Në këto zgjedhje situata është më ndryshe, sepse LVV ka korrur fitore të frikshme.

Por tendenca e klaneve mafioze të politikës dhe par apolitikes, që LVV mos të mund të arrij e vetme t‘i siguroj 61 deputete për ta bërë Qeverinë. Dhe si arrihet kjo? Të shpallen të pavlefshme një pjesë e madhe e votave të Diasporës, sepse shumica e këtyre votave shkojnë për LVV-në . Në Kosovë ekziston një zinxhir i madh i mafies politike, dhe në atë zinxhir bëjnë pjesë edhe biznesmen, media dhe institucione tjera. Kjo është arsyeja e frikës së ardhjes në pushtet të Albin Kurti, sepse ai zinxhir këputet dhe këta bien të gjithë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".