MSH tregon se kush do të vaksinohet me vaksinat e COVAX

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 15:51
MSH tregon se kush do të vaksinohet me vaksinat e COVAX

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi COVAX ka konfirmuar se Kosova do të furnizohet deri në maj me vaksina.

Nga MSH është thënë se Kosova në raundin e parë do të marrë 100 mijë e 800 doza të vaksinave të COVAX, derisa ka publikuar fotografi përmes të cilave tregohet se pse duhet të vaksinohen qytetarët.

Sipas MSH’së, të parët që do të vaksinohen do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarit e qytetarët me sëmundje kronike.

Shkrimi i plotë:

Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX. (Shkurt-Maj 2021)

Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

UNFPA Kosovo  British Embassy Pristina

The COVAX Facility First Round Of Allocation: Astra Zeneca/Oxford Vaccine (Manufactured By Astrazeneca & Licensed and Manufactured By Serum Institute of India) Feb-May 2021 – Last Updated 2 March 2021Kosova is allocated with 100,800 doses.

(Kosova Sot Online)