Pyetet për Murat Jasharin, Albin Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 12:40
Pyetet për Murat Jasharin, Albin Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.

Kurti në një konferencë për media së bashku me kandidatin e VV’së për deputet Boiken Abazi ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.

“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)