Pesë më të votuarit e Vetëvendosjes

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 11:08
Pesë më të votuarit e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Një e tillë ka qarkulluar edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Më e votuar në listën e VV’së, është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Klonjufca me 200 mijë e 641 vota, ndërsa i treti me më së shumti vota është Arben Vitia me gjithsej 107 mijë e 813 vota.

Në ndërkohë top pesëshen e përmbyll, Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota dhe Vasfije Krasniqi me 60 mijë e 885.

(Kosova Sot Online)